Shqiptarët e (pa)përfaqësuar në Parlament
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58%) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament. Një në katër shqiptarë (28,4%) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament.

Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37,6%) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djaththë (31,7%) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flaës në kuvend.

Akoma më shumë shqiptarë (65,5%) nuk e kanë degjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson. Vetëm 16,6% e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23,7%) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona