Rikthimi në universitete, studentët hasin probleme me transportin, paqartësi se si do t’i zhvillojnë provimet
Pas rreth 3 muajsh pezullim, universitetet kanë rihapur dyert e auditorëve për t’u mundësuar studentëve që diplomohen konsultimet me pedagogët.
Mirëpo studentët e kanë problem transportin teksa hasin paqartësi se si do të zhvillohen provimet, diploma apo dhe se si do të konsiderohet e vlerësohet periudha e fundit e sezonit.
Studentët Alketa Haklaj dhe Vilson Blloshmi, treguan për Euronews Albania për problematikat që po hasin.
Haklaj, studente e vitit të dytë master për Marrëdhënie me Publikun në Fakultetin Filologjik, tha se Departamenti i Gazetarisë nuk i ka rihapur ende dyert.
“Po diskutohet mundësia se si do të zhvillohet për diplomat dhe provimet, nëse do të vazhdohet online, apo do rikthehemi në auditorë,” – tha studentja e filologjikut.
Ndryshe në Fakultetin e Shkencave Sociale, Blloshmi tregoi se mësimi në auditorë ka nisur këtë javë dhe studentët janë ndarë në grupe.
“Me ndarjen në grupe mundësohet që të mos ketë shumë nxënës nëpër auditorë,” – tha Blloshmi, teksa e cilësoi mësimin online të vështirë për studentët.
“Edhe sot që flasim nuk dimë ta themi se cila ka qenë praktika zyrtare e ndjekur për mësimin online, kjo për disa lëndë, sepse për disa të tjera nuk kemi pasur fare kontakte me pedagogët,” – tha studenti i Shkencave Sociale.
Studentja e Filologjikut, Haklaj, tregoi se vështirësi konkrete për studentët për mësimin online mbetet logjistika, pasi jo të gjithë kanë laptopë, ndërkohë që ata që kanë për të dhënë diplomën dhe që u duhej të kryenin dhe intervista, u është dashur ta rikonceptojnë metodologjinë me intervista online.
“Gjithashtu mbetet e paqartë nëse do të kthehemi apo jo në auditorë dhe nuk kemi një përgjigje nëse do të vazhdohet online edhe me provimet dhe diplomën, teksa studentë që nuk janë rezidentë në Tiranë duhet ta dinë më parë këtë gjë pasi shumë prej tyre janë larguar dhe kanë lëshuar edhe shtëpitë që kanë pasur këtu,” – tha Haklaj, e cila theksoi se shumica e studentëve do ta kenë të vështirë edhe transportin.
Problematika e tillë e paqartësisë për provimet dhe mësimin është edhe në studentët e Shkencave Sociale për mënyrën se si do të konsiderohet periudha e mësimit online.
“Nuk është punë frike, ne jemi të vetëdijshëm që duhet distancim fizik, por problemi është se nuk po na sigurojnë informacion të duhur për të rifilluar mësimin, pra problematikat janë nga më të mëdhatë edhe kur ishim në shtëpi, nuk ka pasur shumë informacion dhe jo të gjithë pedagogët zhvilluan mësim online,” – tha Blloshmi duke këmbëngulur se fakulteti është pothuajse bosh për shkak se mungon transporti ndërqytetas për t’u mundësuar studentëve të rikthehen në universitete.
Sezoni 2019-2020, përveç periudhës së pandemisë, është vënë në diskutim disa herë për shkak se në shtator dhe nëntor mësimi u pezullua përkohësisht edhe prej tërmeteve.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut