PS ende pa një emër për presidentin e ri
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun të premten, u shpreh se janë vendosur piketa për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk ka një emër konkret.
Balla tha se në ditët në vijim, apo edhe “orët në vijim” do të ketë bisedime për emrin e presidentit.
“Me të dyja grupet parlamentare ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë”, u shpreh Balla, ku bëri me dije se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka informuar qasjen për të ardhur me emra konkretë nga opozita.
Balla tha se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Jemi në kushtet që më 16 është raundi i parë, do të thërritet i dyti ku afati i fundit është data 23 maj”, u shpreh ai.
Seanca e parë për presidentin do të mbahet më 16 maj. Partia Socialiste nuk ka propozuar emër kandidati për raundin e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion