Alibeaj: Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar mazhoranca nuk mund të zgjedhë e vetme Presidentin me votat e deputetëve “non grata”.
Ai nënvizoi se ka të drejtë opozita që të propozojë emra për presidentin dhe se në emër të PD-së ia ka përcjellë PS-së qëndrimin për zgjedhjen e presidentit.
“Kemi rënë dakord jo vetëm të marrim pjesë në proces por në një proces real, ashtu siç figura e presidentit e do. Ne jemi ofruar mbi të gjitha për të pasur një proces, një proces i sinqertë i bazuar në kritere, në procedurë është garancia e parë e domosdoshme , që duhet të simbolizojë unitetin e popullit. Ja kam përcjellë qëndrimin e PD-së mazhoranës. Nuk e ka maxhoranca ajo për të zgjedhur e vetme presidentin. Nuk mund të bëjë lojëra Edi Rama. E drejta për të propozuar i takon opozitës. Ne kemi propozuar kritere. Duhet të jetë një president anti-komunist”, u shpreh Alibeaj.
Deputeti tha se nuk mund të vaprojmë pas emrave pa vendosur disa kritere.
Raundi i parë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri pritet të mbahet më 16 maj.
Por, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi pas takimit me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun se janë vendosur piketa për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk ka një emër konkret.
Ndërsa, Fatmir Mediu tha se deri të hënën nuk mund të ketë një emër për president.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë