Shqiptarët shpenzojnë 3,3 mln € në 4 muaj për të blerë makina

13 Maj 2022 | 16:27

Mbi 15 mijë makina të reja kanë hyrë në qarkullim në Shqipëri, gjatë 4 muajve të parë të 2022. Kryesisht janë importuar të përdorura nga Italia e gjermania. Më shumë se gjysma janë 13-17 vjeçare.

Shqiptarët e kanë të vështirë të ndahen nga makinat, pavarësisht trafikut e çmimeve të karburantit.

Mbi 15 mijë vetura të reja janë regjistruar për herë të parë vetëm gjatë 4 muajve të këtij viti. Mbi 11 mijë janë importuar, kryesisht nga Italia, Gjermania, Zvicra e Belgjika. Vetëm 473 janë blerë të reja.

Edhe te komisionarët apo shitësit e licencuar, sipas drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, po ashtu janë blerë më shumë makina të përdorura. megjithatë vetëm nga regjistrimet e reja deri ën prill, shteti ka arkëtuar 3.3 milionë euro

Bie në sy se shqiptarët mbeten fanatikë të naftës. Volkswagen, Mercedez, Audi, Ford, Toyota janë markat që gjenden më së shumti në qarkullim.

Problem mbetet fakti se më shumë se gjysma automjeteve në qarkullim janë 13-17 vjeçare. 5% akoma më të vjetra. 40% janë prodhuar nga 2010 e më pas.

Sipas të dhënave zyrtare, makinat mbeten arsyeja kryesore e ndotjes së mjedisit në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat

Një masiv i madh dheu është shkëputur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Kodër Currila, në Durrës, duke shkaktuar një rrëshqitje të...
10:46 | 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, si paraqitet gjendja e efektivit. Autori jashtë rrezikut për jetën

Efektivi i Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Lozhan të Maliqit gjatë përpjekjes për kapjen e 43-vjeçarit Violand...
10:42 | 05/06/2026

Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij

Dy vëllezër nga Laçi kanë mbetur të plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur pranë një subjekti në rrugën “Faik Konica”. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
10:33 | 05/06/2026