Ukraina po hyn në një fazë të gjatë të luftës, thotë ministri i Mbrojtjes
Ukraina e detyroi Rusinë të reduktojë objektivat e saj në një nivel operacional dhe taktik dhe po hyn në një fazë të gjatë të luftës, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një deklaratë të postuar në Facebook të premten, raporton CNN.
“Për ta fituar tani, ne duhet të planifikojmë me kujdes burimet, të shmangim gabimet, të projektojmë forcën tonë në mënyrë që armiku në fund të mos na qëndrojë dot”, tha ministri i Mbrojtjes.
Reznikov tha se pas nisjes së sulmit rus më 24 shkurt, Moska priste që Ukraina të kapitullonte brenda dy ditësh dhe Kremlini do të krijonte një sistem të ri rus në Ukrainë.
Megjithatë, Reznikov tha se ushtria ukrainase dhe e gjithë popullsia ukrainase zmbrapsën pushtuesit dhe prishën planet e tyre.
Sipas Reznikov, një ndryshim i rëndësishëm ndodhi edhe në nivel ndërkombëtar.
“Në një muaj, Ukraina arriti integrimin në fushën e mbrojtjes, i cili nuk mund të arrihej për 30 vjet. Ne marrim armë të rënda nga partnerët tanë. Në veçanti, obusët amerikanë M777 155 mm tashmë janë vendosur në front. Tre muaj më parë, kjo konsiderohej e pamundur”, tha Reznikov.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell