Putin paralajmëron Finlandën: Anëtarësimi në NATO do të ishte gabim

15 Maj 2022 | 10:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Finlandën se po bën një gabim të madh nëse aplikon për t’u anëtarësuar në NATO.

Mediat ruse kanë publikuar bisedën telefonike mes Putin dhe presidentit të Finlandës Sauli Niinistö. Presidenti rus mësohet t’i ketë thënë atij finlandez se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një gabim.

Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve “të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke”.

Moska e përshkroi bisedën si “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, kundërshtoi kërkesën e Bashkimit Evropian që vendi të heqë kontrollet në kufijtë e brendshëm, duke argumentuar se ato...
21:15 | 04/06/2026

Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit. Në një deklaratë...
21:10 | 04/06/2026