Ankaraja përsërit votën kundër Finlandës në NATO, reagon Helsinki

15 Maj 2022 | 11:01

Takimi informal i ministrave të Jashtëm vazhdoi në Berlin me çështjen e anëtarësimit të ardhshëm të Finlandës në tryezë.

Helsinki është në prag të aplikimit për anëtarësim, por brenda NATO-s, Turqia paralajmëron se mund të vendosë veton.

“Shumica e popullsisë turke, pjesa më e madhe e tyre, janë kundër anëtarësimit të vendeve që mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicinë e saj. Ata po na kërkojnë të bllokojmë këtë anëtarësim. Por këto janë çështje që ne duhet t’i bisedojmë me aleatët tanë, si dhe me vetë vendet e interesuara”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

NATO beson se nëse aplikon për anëtarësim, Finlanda mund ta siguroj atë së shpejti, pasi është ushtarakisht e integruar me vendet anëtare.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm finlandez ka besim se dallimet mund të tejkalohen.

“Ditën e djeshme i telefonova kolegut Mevlut Cavusoglu, në përpjekje për të ulur paksa tensionet. Ne do të takohemi dhe jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje”, u shpreh Pekka Haavisto, ministër i Jashtëm i Finlandës.

Edhe Suedia ndodhet pak hapa prapa anëtarësimit në NATO, por zgjatja e luftës në Ukrainë mund ta bëjë atë t’i bashkohet Aleancës pas Finlandës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026