Anëtarësimi i Finlandës e Suedisë në NATO jo në dorë të Rusisë, thotë Pentagoni
Një zëdhënës i Pentagonit thotë se Rusia nuk mund të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO.
John Kirby bëri këtë koment pasi lideri rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar Finlandën se bashkimi me aleancën ushtarake perëndimore do të ishte “një gabim”.
“Asnjë vend nuk mund të vendosë veton mbi vullnetin e një vendi tjetër sovran sa i takon aleancave”, tha Kirby për BBC.
Suedia dhe Finlanda bëjnë pjesë tek vendet ‘neutrale’ ku sipas ligjit ndërkombëtar nga ky status detyrohet të mos ndërhyjnë në konfliktet ushtarake të vendeve të tjera apo të bëhet pjesë e aleancave ushtarake.
Suedia mban statusin e vendit neutral që prej 1855. Shkak u bë eksperienca negative në politikat e ndjekura prej saj. Finlanda gëzon statusin neutral që prej 1955 dhe shkaku është situata gjeopolitike.
Suedia dhe Finlanda kanë konfirmuar se do të aplikojnë për t’u bërë pjesë e NATO-s duke shënuar kështu një ndryshim historik në politikat e tyre pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Qeveria socialdemokrate në Suedi tha se do të mbështesë aplikimin për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake pak pasi Finlanda formalisht bëri të ditur se do të aplikojë për t’u anëtarësuar në bllok.
Suedia qëndroi neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe prej dy dekadash ka shmangur aleancat ushtarake.
Finlanda, e cila ndan 1,300 km kufi me Rusinë, deri tani ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizmin e fqinjit në lindje.

LEXONI GJITHASHTU:
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim