Personat fizikë do të tatohen mbi të ardhurat dhe jo fitimin
Të vetëpunësuarit do të tatohen mbi bazën e xhiros që realizojnë dhe jo mbi fitimin. Euronews Albania ka mësuar se Ministria e Financave është duke punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndryshimin e ligjit të të tatimit mbi të ardhurat, ku do të futë në këtë skemë edhe ata që janë të regjistruar si persona fizikë.
Të vetëpunësuarit do të paguajnë një përqindje të caktuar të xhiros dhe do t’u zbritet për efekt tatimi një numër i kufizuar shpenzimesh.
Masa e tatimit është ende në diskutim. Ky ndryshim do të prekë 1 të tretën e bizneseve në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare, bashkë me fermerët, në vendin tonë ka 375 mijë persona fizikë, ndërsa pjesa tjetër janë kompani të regjistruara në formën sh.a. Vitet e fundit 80% e bizneseve të reja janë të formës person fizik.
Projekligji i ri parashikon edhe dyfishimin e gjobave për rastet e fshehjes së numrit të punonjësve apo pagave reale të tyre.
Nga 200 mijë lekë që është sot penaliteti për punonjës të padeklaruar për bizneset e mëdha, do të bëhet 400 mijë, ndërsa për të vegjlit nga 100 mijë lekë do të bëhet 200 mijë lekë.
Për mosdeklarimin e pagës reale, gjoba do të jetë sa dyfishi i detyrimit të munguar në buxhetin e shtetit.
Njëkohësisht me këto masa, qeveria do të aktivizojë edhe strukturën e Hetimit Tatimor që të bëjë verifikimin e raportit të shpenzimeve dhe të ardhurave mbi qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës