Ekonomia shqiptare do të rritet në vitet 2022-2023, sipas parashikimit të KE-së
Ekonomia shqiptare do të njohë rritje deri në nivelin prej 2.7% gjatë këtij viti. Ndërsa vitin e ardhshëm ajo do të arrijë deri në 3.1%. Këtë parashikim jep Komisioni Evropian për vendin tonë në raportin e tij të Pranverës, publikuar ditën e sotme.
Sipas këtij raporti, ekonomia jonë gjendet nën ndikimin e luftës në Ukrainë edhe pse në mënyrë indirekte pasi realisht nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj saj apo Rusisë.
“Kostoja e lartë e subvencioneve dhe rritja e mbështetjes sociale që pritet për vitin 2022 do ta vonojnë rënien e konsiderueshme të deficitit, në 2.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2023, kur raporti i borxhit është parashikohet të ulet në 70.9% të tij”, pohojnë ekspertët evropianë, mbi ndikimet konkrete që do ketë kjo luftë tek financat tona.
E megjithatë, ata besojnë se ekonomia shqiptare do të shënojë një rritje progresive. Për Komisionin Evropian, faktorët kryesorë që do ta ndihmojnë atë janë dërgesat e emigrantëve, por edhe niveli i shtuar i shërbimeve.
Pa harruar as sektorin e turizmit, për të cilin thuhet se ishte pikërisht rikthimi i tij, i cili e çoi rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në nivelin prej 8.5% gjatë vitit të kaluar.
Në fund, Komisioni Evropian nuk përjashton as rrezikun që mund t’i paraqitet ekonomisë vendase nga importi i energjisë elektrike, referuar reshjeve të pakta këtë fillim-viti.
“Në këtë rast, do të rritej fatura e importit të energjisë elektrike dhe mundet që përveç zgjerimit të defiçitit tregtar, të mbingarkohej edhe buxheti publik”, pohojnë ekspertët evropianë.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset