Dhuna seksuale në shkolla, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve thirrje prokurorisë të hetojë ministren Shahini
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) i bëri thirrje të mërkurën Prokurorisë që të marrë në hetim ministren e Arsimit Besa Shahini, pasi ka ankesa për abuzime të tjera seksuale në shkolla.
Përmes një deklarate për shtyp, CRCA bën me dije se pas rastit të bërë publik të abuzimit me një minorene në periferi të Tiranës, ka marrë ankesa të shumta, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi “trupën drejtuese dhe trupën mësimore të shkollës, për përfshirje në dhunën seksuale të vajzave të tjera”.
“Duke mos pasur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grabitqarit seksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standardeve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave në këtë shkollë,” – shkruhet në deklaratën e CRCA-së.
Qendra kujton rastet e shkuara të abuzimeve seksuale lënë pa vëmendjen e duhur nga institucionet arsimore në Fier, Kavajë, Delvinë, Durrës e Tepelenë.
“Përgjatë këtyre dy viteve duket se nuk ka pasur asnjë masë nga ana e Ministrisë për t’i parandaluar apo adresuar këto probleme,” – thekson qendra CRCA.
Rasti i fundit i dhunimit seksual të një 15-vjeçareje në periferi të Tiranës ka nxjerrë në pah mungesën e vëmendjes së institucioneve, pasi e mitura, përveç 65-vjeçarit, ish-roje e shkollës që frekuentonte, ishte abuzuar për një kohë të gjatë edhe nga 3 të rinj.
Lexoni gjithashtu:
Abuzimi i 15-vjeçares në Tiranë, Besa Shahini dënon ashpër ngjarjen e rëndë
Mesazhet në muret e Tiranës kundër dhunës seksuale: Ti ke motra, nuk je vetëm!
Peticioni me gati 10 mijë firma, kërkohet regjistër publik për abuzuesit seksualë
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës