Opozita ruse braktis vendin për t’u larguar drejt Polonisë
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, mes rritjes së censurës dhe propagandës, anëtarë të opozitës ruse, gazetarë dhe aktivistë kanë kërkuar strehim jashtë vendit të tyre.
“Propaganda zakonisht përdor informacionet ose mesazhet se jashtë Rusisë askush nuk i pëlqen rusët. Kjo po bën që njerëzit të humbasin shpresë dhe të krijojnë idenë se dikush jashtë Rusisë është gati të kujdeset për ta”, thotë Anastasia Sergeeva, Shoqata ‘Për Rusinë e Lirë’.
Që prej 24 shkurtit, numri i ukrainasve që kërkojnë siguri është rritur.
Alina dhe Andrei, një çift gazetarësh nga Kazani, pas një udhëtimi të gjatë në Turqi dhe Gjeorgji, në fund të marsit mbërritën në Varshavë.
“Unë shkova të filmoja protestat në Kazan, por u ekspozuam. Në bazë të ligjeve të reja ruse, ata mund të na arrestojnë në çdo moment. Ne e kemi kuptuar se po ta quash luftën ‘luftë’ dhe të qëndrosh në Rusi duke punuar për median është e rrezikshme, pasi përfshihet nga ligjet penale”, shprehet Andrei Grigorev, gazetar, “Radio Liria”.
Ndërsa situata në vend mbetet e tensionuar, sondazhet dhe studimet tregojnë një miratim të lartë të politikave të presidentit Putin, ndaj dhe largimi nuk është një vendim domosdoshmërish politik.
“Nuk besoj se në Rusi ka një kundërshtim, një opozitë të madhe popullore ndaj luftës. Disa njerëz janë detyruar të largohen jashtë shtetit, por mendoj se motivet politike janë vetëm një pjesë e arsyes. Besoj se disa prej tyre lëvizin për motive ekonomike. Aktualisht situata nuk është shumë e keqe, por kemi informacion për probleme të brendshme”, thotë Kacper Wanczyk, nga Universiteti i Varshavës
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë