Alibeaj: Mazhoranca proces fals për presidentin, synon të trazojë opozitën
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi fals procesin që po ndjek mazhoranca lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ai theksoi se në fillim duhet të të caktoheshin kriteret e përzgjedhjes në mënyrë që personi që do të zgjidhej të kishte dinjitet dhe jo të shkohet direkt për te emri.
“Këta kanë qëllimin për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat e opozitës dhe pastaj ta zgjedhin me votat e tyre”, tha Alibeaj.
Alibeaj theksoi se presidenti i ri duhet të zgjidhet për shkak të virtyteve, betejave dhe reputacionit.
Ndaj sipas tij, opozita ka kërkuar që të ketë një proces, rregulla, kritere dhe nëse pranohet ky qëndrim nga mazhoranca mund të kalohet tek emrat.
Konferenca e Kryetarëve miraton 23 majin si raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar