Aplikimi i Kosovës në KiE, Bërnabiç: Kulm i cinizmit
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç tha se Serbia pret nga vendet e Quintit dhe anëtaret e G7-së që të mos e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Vendet e Quintit janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Anëtarët e G7 janë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për një televizion serb, ajo tha se e konsideron aplikimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare si “kulm të cinizmit”, duke iu referuar moslejimit të mbajtës së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës në prill.
“Ata po aplikojnë në një institucion, qëllimi përfundimtar i të cilit është respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është kulmi i cinizmit, jo shkelje e marrëveshjes sepse jemi mësuar me të. Ata tashmë kanë thënë se nuk kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës për ata që kanë anuluar të gjitha të drejtat e serbëve nga Kosova. Unë jam veçanërisht e interesuar të shoh se si do të përgjigjen vendet e Quintit”, tha ajo.
Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Deri më 16 mars anëtare me të drejtë vetoje ishte Rusia, që u përjashtua pas sulmit ushtarak të paprovokuar ndaj Ukrainës.
Pa Rusinë, Kosova i ka siguruar 2/3 e votave të nevojshme për votimin final.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative. Zbardhen diskutimet