Gjykata Speciale do të shpallë nesër aktgjykimin për Gucatin dhe Haradinajn
Ditën e nesërme, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të cilët po qëndrojnë në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, shkruan Kosova Press.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon me akuza ish-krerët e OVL-UÇK, ka kërkuar që ata të dënohen me nga 6 vjet burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së në fillim të procesit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Aktgjykimi i nesërm, do të jetë i pari që kjo gjykatë do të japë, që prej themelimit të saj gjashtë vite më parë.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në