Bushati: Ndërhyrja e Yuri Kim-it dhe Ramës e ka bërë absurde fushatën në PD
Analisti Andi Bushati e konsideron një situatë absurde, fushatën elektorale për kryetar të Partisë Demokratike, ku kandidojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së ambasadës së SHBA-ve dhe kryeministrit Edi Rama.
“Jemi në një situatë absurde sepse për herë të parë kemi një fushatë partie, në të cilën ndërhyn ambasada amerikane, duke përdhosur fushatën, duke futur në mes gjykatat. Ndërhyn edhe pushteti që do me çdo kusht të pompojë grupin minorancë që nuk ka vota në bazë dhe ta bëjë të fuqishëm lart”, tha Bushati.
Sipas tij, Berisha ka qenë i detyruar që të futet në një situatë antidemokratike, sepse lufta që po i bëjnë kundërshtarët e tij, është po aq antidemokratike.
Ndërsa, analisti Baton Haxhiu deklaroi se Berisha ka të njëjtën strategji, që prej vitit 1991 kur u fut në politikë.
“Po kërkoni të ndryshoni një njeri i cili që nga dita e parë politike, që nga viti 1991 është i njëjti. Me strategji të njëjtë veprimi, me butësi në fillim e më pas më ashpërsi. Asnjëherë nuk ka qenë ndryshe. Ai njeri ka një qëllim, që të bëhet kryetar”, u shpreh Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit