Sistemi parashkollor pa libra të certifikuara, mësuesit punojnë me fotokopje
Teksa viti i ri shkollor ka nisur, fëmijët 5 deri në 6 vjeç në sistemin parashkollor apo kopshte nuk kanë libra të posaçëm të certifikuara nga MASR.
Ky shqetësim është ngritur nga mësuesit, të cilët kanë kërkuar zgjidhje të situatës tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Mësuesit e parashkollorit janë shprehur për Euronews Albania se janë të detyruar të punojnë me fotokopje apo materiale të organizuara prej tyre.
Ministrja e Arsimit,Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, nisur nga kjo ankesë, në deklaratën e saj pas nisjes së këtij fillim viti shkollor u ka bërë thirrje shtëpive botuese që të hartojnë pako librash të përshtatura për moshën 5-6 vjeç.
”Ne do u bëjmë thirrje botuesve, që duke përcjellë me përkushtim gjithë kurrikulën dhe programet tona të ndërtojnë edhe pakot e librave dhe mjeteve didaktike që do përdoren për këtë grupmoshë.”- tha Shahini.
Deri në kohën kur këto libra do certifikohen nga MASR, fëmijët do duhet të punojnë me materialet e sugjeruara nga vetë mësuesit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar