10 mijë turistë më shumë se para 3 vitesh në Kalanë e Rozafës
Turizmi kulturor në Shkodër u paralizua për dy vite për shkak të pandemisë.
Viti më i mirë ishte 2019-ta për numrin e vizitorëve, por në vitin 2022 shifrat tregojnë se ka rritje.
Turistët vendas, por kryesisht të huaj parapëlqejnë të vizitojnë muzetë dhe të njihen me historinë e qytetit.
Mbretëresha e turizmit kulturor që vizitohet më shumë është kalaja e Rozafës. Në 4 muajt e parë të këtij viti, numërohen 10 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Të huajt shprehen të mrekulluar për atë që ju ofron Shkodra në aspektin e turizmit.
“Unë jam Antoni nga Rusia. Është hera e parë për mua këtu . Shkodra është vend shumë I bukur me histori qindra vjeçare”, tha një turist.
“Jam Mateus nga Sllovenia. Kam qenë më parë në Shkodër, pork jo është hera parë që qëndroj. Është nje vend I mrekullueshëm, me shumë pika turistike për tu vizituar”, tha një turist tjetër.
Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Besara Podgorica thekson se këtë vit turistët e kanë kthyer vëmendjen drejt siteve kulturore dhe arkeologjike të qytetit.
Autoritetet lokale kanë lajmëruar se sezoni turistik do të hapet në 29 maj.
KALAJA “ROZAFA”
Janar-Prill 2019 – 4233 vizitorë
Janar-Prill 2020 – 7220 vizitorë
Janar-Prill 2021 – 6708 vizitorë
Janar-Prill 2022 – 14110 vizitorë
MUZEU KOMBËTAR “MARUBI”
Janar-Prill 2019 – 1328 vizitorë
Janar-Prill 2020 – 419 vizitorë
Janar-Prill 2021 – 446 vizitorë
Janar-Prill 2022 – 1302 vizitorë
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm një qytetar në protestë në Librazhd
Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
- 15:24 Vetëm një qytetar në protestë në Librazhd
- 15:21 BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për kufizimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit
- 15:12 Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani
- 15:06 Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
- 14:43 Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
- 14:41 Berisha: PD mbështet protestat rinore dhe kërkon dorëheqjen e Ramës