COVID-19 përhapet më tepër në zonat me ajër të ndotur, BB këshillon shtetet e Ballkanit të marrin masa
Banka Botërore (BB) ngre shqetësimin rreth ndikimit që mund të ketë ndotja e ajrit në përhapjen më të madhe të COVID-19 gjë për të cilën shtetet në Ballkanin Perëndimor mund ta vuajnë së tepërmi në dimër.
Në raportin “Imapkti ekonomik e social i COVID-19” (pjesa e dytë), BB flet për sfidat rreth ndotjes së ajrit me të cilën përballen 7 shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ai vë në dukje ndikimin që ndotja e ajrit mund të ketë në shpërhapjen e viruseve respiratore.
Për këtë vendet e Ballkanit Perëndimor vihen në pararojë si vende që janë më të prekshme nga pasojat e ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit e për rrjedhojë në rast të tranzicionit nën pandemi drejt një stine të ftohtë, Banka Botërore paralajmëron se në Ballkanin Perëndimor mund të ketë shpërhapje më të mëdha të infeksionit të COVID-19.
Raporti këshillon vendet e rajonit që të investojnë më tepër në institucionet që mbledhin dhe analizojnë të dhënat e ndotjes së ajrit për të verifikuar më shumë lidhjen rreth ndotjes dhe shpërhapjes së coronavirusit.
Shtetet këshillohen që të aplikojnë politika të thella që reduktojnë ndotjen e ajrit gjatë dimrit, si për shembull shmangien e përdorimit masiv të makinave, shërbimin e një transporti urban më efikas e më ekologjik si dhe reduktimin e ngrohjes me lëndë djegëse.
Po kështu qeverive u këshillohet të mundësohet shmangia sa më tepër e ekspozimit të qytetarëve në pikat dhe vendet më të ndotura.
Në raport, BB i referohet të dhënave të mbledhura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ndotjen, ku bie në sy që Tirana e Korça kanë nivele më të ulëta krahasuar me disa vende të tjera të rajonit. Sidoqoftë rreziku i paralajmëruar mbetet më i rëndësishëm se objektivitetit të shifrave të raportuara.
Masat e shtetrrethimit reduktuan ndjeshëm ndotjen në të gjitha vendet e botës, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
BB thotë se një efekt në reduktimin e infeksionit mund të ketë qenë edhe pikërisht ulja e ndotjes së ajrit.
Për këtë ajo merr si shembull rastin e Kinës, ku pas vendosjes në karantinë të disa rajoneve me dhjetëra milionë banorë ndotja u ul në mënyrë drastike dhe po kështu infeksioni u vu nën kontroll.

Dilema më e madhe e shteteve që janë në hapje, apo në lehtësim të masave kufizuese kohët e fundit lidhet me parashikimet e një vale të dytë infeksioni që mund të vijë në vjeshtë ose dimër.
Duke implikuar faktorin e ndotjes së ajrit në shpërhapjen e viruseve respiratore, Banka Botërore ngre alarmin se në rastin më të keq vendet e Ballkanit mund të vihen përballë një sëmundshmërie dhe vdekshmërie më të lartë të COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 21 mijë njerëz janë infektuar me COVID-19 në 7 shtetet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilëve mbi 700 vetë kanë vdekur.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë bilancin më negativ me rreth 380 viktima dhe mbi 13,500 të infektuar (mbi 11 mijë vetëm në Serbi).
Lexoni gjithashtu:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus