Rusët bombardojnë bazën humanitare në Ukrainë
Trupat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, duke sulmuar një godinë që shërbente si bazë për ndihma humanitare në Kharkiv.
Ndërkohë, në Kiev selia e ambasadës amerikane ka rihapur dyert, ndërsa në Mariupol ka vijuar dorëzimi i luftëtarëve ukrainas të izuluar në fabrikën e Azovstalit te forcat ruse.
Zjarrfikësit pastruan rrënojat nga Pallati i Kulturës, që ndodhet 10 kilometra në veri të Kharkivit, pasi u godit nga një raketë, ku godina përdorej si bazë për shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Pavarësisht rimarrjes nën kontroll të shumë fshatrave përreth Kharkivit nga rezistenca ukrainase, bombardimet ruse vazhdojnë.
Ndërkohë, ushtarë të tjerë ukrainas u evakuuan nga impianti i çelikut Azovstal, në Mariupol, shumica e të cilëve të shoqëruar nga automjete ushtarake ruse.
Moska zyrtarisht deklaroi se 694 trupa të tjera ukrainase janë dorëzuar, me fatin e tyre ende të paqartë.
Në fjalimin e përnatshëm, presidenti Volodimir Zelensky deklaroi se do të zgjaste shtetrrethimin për 90 ditë të tjera.
“Ushtria jonë dhe të gjithë ata që mbrojnë vendin duhet të kenë të gjitha mjetet për të vepruar qetësisht. Të gjitha qytetet tona që janë nën pushtim të përkohshëm duhet ta dinë se Ukraina do të kthehet”, tha Zelensky.
Ndërkohë, në shenjë të rikthimit të normalitetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka rihapur dyert, rreth një muaj pasi forcat ruse braktisën planin për të marrë nën kontroll kryeqytetin.
Në një deklaratë, sekretari i Shtetit, Antoni Blinken deklaroi se ringritja e flamurit me yje dhe vija u bë i mundur nga qytetarët ukrainas që po ndihmojnë vendin e tyre kundër pushtimit rus.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil