Rama paralajmëron ndryshim kursi për integrimin në BE

19 Maj 2022 | 17:52

Kryeministri, Edi Rama thotë se nëse Bashkimi Evropian nuk do të caktojë një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë deri në qershor, atëherë do të kërkohet ndarja nga Maqedonia e Veriut.

Rama shprehet skeptik për Këshilli i BE-së në qershor të japë një lajm pozitiv nisur nga fakti se Bullgaria ka vendosur veton ndaj RMV-së.

“Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fare me ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhej fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs e do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri ka bërë një deklaratë të tillë për televizionin publik RTSH gjatë vizitës në Gjermani.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel pritet të vizitojë nesër Tiranën.

Rama thotë se nuk pret ndonjë gjë vendimtare nga kjo vizitë duke shtuar se vendimtare janë reformat që Shqipëria duhet të vazhdojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026