Deputeti gjerman: S’ka bashkëpunim me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19 Maj 2022 | 21:16

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, tha se Partia Demokratike ka marrë mesazhe të qarta nga amerikanët dhe duhet “t’i dëgjojë”.

Folësi i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e Bashkimit Evropian u shpreh se partia duhet të marrë vendime të mençura duke marrë parasysh efektet në planin ndërkombëtar.

“Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar,” – tha Krichbaum, ndërsa shtoi se i vjen keq për zhvillimet e fundit në PD.

Sa i takon ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja për t’u anëtarësuar, deputeti u shpreh se është parashikuar që dy vendet të ecin paralel dhe ai gjykon se Bullgaria është duke lëvizur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026