Ekspozita “Muri”, 11 artistë prezantojnë punimet në pikturë, grafikë e qeramikë

20 Maj 2022 | 22:17

Ekspozita kolektive “Muri” është çelur për të dytin vit. Këtë radhë ka bërë bashkë 11 artistë të gjinive të ndryshme nga piktura në grafikë, qeramikë e kuruar nga shkrimtari Rudi Erebara.

“Muri është vendi ku duhet të vlerësojmë gjithçka. Muri është ngritja e njeriut mbi katërkëmbëshat, sepse njeriu ka ndërtuar murin për veten”, tha ai.

Arben Meksi këtë radhë ka ardhur me 4 punime në karikaturë, duke zgjedhur të trajtojë tematikat globale. Për Meksin, gjinia e karikaturës nuk është në momentet më të mira.

Ardian Devolli, rrëfen më shumë për ekspozitën Muri dhe si shkrihen dhe dialogojnë  punët e secilit artist në galeri.

“Duke e parë në tërësi ekspozitën, mendoj se vizitori do mebetet i kënaqur, sepse kalon nga një situatë në tjetrën. Ka punë shumë të mira”, u shpreh ai.

Ekspozita kolektive do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në galerinë “Kalo”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026