Plazhet publike në Durrës e Kavajë jashtë standardeve

21 Maj 2022 | 17:01

Në nisje të sezonit të ri turistik, vija bregdetare nga Durrësi në Kavajë ka shumë pak plazhe publike në krahasim me ato private.

Madje edhe ato pak metra që i përkasin plazhit publik janë jashtë çdo lloj standardi.

Të bësh pushime pa shumë shpenzime, në Kavajë do të thotë të lahesh pranë ujërave të zeza.

Pasi në plazhin publik, fekalet shkarkohen lirisht në det.

Premtimet e vazhdueshme dhe investimet nuk i kanë dhënë ende zgjidhje problemit “gangrenë” të ndotjes së detit nga ujërat e zeza.

Kjo është një nga parcelat e dedikuara për plazh publik në Kavajë.

Në mes të saj kalon një kanal i ujërave të zeza.

“S’ka kujdes, as kontroll, as qeveri që të na shikojë, gjynah. Erdhën dje nja 30 polakë e u ngjeshën këtu. S’ka kuptim, plazhi është plazh”, tha një pushues.

E rrethuar nga të dyja anët nga resorte, kjo hapësirë publike është tepër e vogël.

“Ky ka ngelur për ne pa lekë, vetëm ky vend këtu”, tha një pushues.

Panorama paraqitet e njëjtë edhe në plazhin e Durrësit.

Katër kilometra vijë bregdetare dhe plazhi më i populluar në vend është edhe i pa pastruar.

“Sidomos bregu i detit gjithë leshterikë, shumë rrallë i pastronte bashkia. Edhe këtu nëpër rërë hidhnin njerëzit mbeturina”, tha një grua.

Krahas papastërtisë, problematika më e madhe mbetet mungesa e hapësirave publike.

“100 metra katrorë plazh publik. Nuk kemi vend”, tha një burrë.

“Nuk kanë krijuar plazhe publike. Vetëm 1 është atje lart. Tani që s’ka filluar mirë po bëjmë ne këtu, por sa të fillojë plazhi për së mbari do i mbyllin ata këto”, tha një grua.

Ne i bëmë një kërkesë bashkisë për të na shpjeguar më hollësisht ndarjen e hapësirave, por hasëm në refuzimin këtij institucioni.

Vija bregdetare e Kavajës numëron 22 kilometra, me 198 parcela plazhe private dhe 40 plazhe publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026