Porositësi i lajmit të rremë, arrestimet e antimafias italiane trazojnë politikën shqiptare
Një valë arrestimesh të nisura nga një hetim i antimafies në Itali, ka risjellë në vëmendje një lajm të rremë të publikuar tre vjet më parë, sipas të cilit, 1,400 kontejnerë me mbetje toksike ishin nisur nga Italia për t’u groposur në Shqipëri.
Prokuroria e vendit fqinj ka arrestuar ish-politikanin Sergio De Gregorio së bashku me tetë persona të tjerë, nën akuzat e zhvatjes dhe pastrimit të parave.
Në raportimet e tyre mbi arrestimet, mediat italiane e kanë lidhur figurën e ish-senatorit me skandalin që trazoi politikën shqiptare, duke kujtuar lajmin e rremë, asokohe të botuar nga faqja “Pianeta Italia News”.
Gazeta “Il Fatto Quotidiano”, në artikullin e saj, flet për një porosi të Ilir Kullës, këshilltarit politik të Presidentit Ilir Meta, ndaj De Gregorios, që ky i fundit të bënte fushatë kundër qeverisë shqiptare.
Sipas këtyre publikimeve, synimi i lajmit të rremë, të porositur në vendin fqinj, ishte rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama
“Kulla i kishte kërkuar De Gregorios të organizonte, përmes njohjeve dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, e cila do të shkaktonte rënien e kësaj të fundit”, thuhet në shkrim.
Pas këtyre publikimeve, Këshilltari i Metës, reagoi në Facebook duke mohuar akuzat. Sipas Kullës, e gjithë kjo është shpifje që bëhet për të larguar vëmendjen nga dështimi i marrëveshjes së reformës zgjedhore.
Gjithashtu, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, ai sulmoi Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i ironizuar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.
“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë”, tha z. Rama.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq