Deputetët demokratë pro dhe kundër rikthimit të Berishës në krye të PD-së

23 Maj 2022 | 16:02

Me 40820 vota Sali Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike. Këtë rikthim të Sali Berishës shumë deputetë të Partisë Demokratike e respektojnë, ndërsa të tjerë e cilësojnë si ditë të keqe për bashkimin e demokratëve.

Grida Duma vë theksin të respektimi i vullnetit të demokratëve dhe tek pesha e madhe që Berisha ka në opozitarizmin në vend.

“Pesha me të cilën i drejtohet ai demokratëve, mesa duket është më e madhe se e të tjerëve. Na vjen mirë s’na vjen mirë për këtë çështje, është tjetër. Që duhet njohur vullneti i demokratëve duhet njohur”, tha deputetja Duma.

Këtë mendim të Dumës nuk e ndajnë deputetë të tjerë demokrat që thonë se sot PD nuk është më e bashkuar.

“Unë s’e kam mohuar asnjëherë që Berisha ka mbështetësit e tij, po PD nuk është e bashkuar sot, ky është një lajm i keq për demokratët”, shprehet deputetja Dhurata Çupi.

Sipas deputetes Oriola Pampuri, proceset e njëanshme nuk mund të kenë një finale që pranohet nga të gjithë.

Në zgjedhjet e zhvilluara këtë të diel Berisha mori mbështetjen e 93% të demokratëve që votuan në garën e tij përballë Ibsen Elezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026