Fenomeni George Floyd, SHBA në ditën e 11-të të protestave, Biden kundër Trump
Për të 11 ditë me radhë në qytetet amerikane vijojnë protestat kundër dhunës policore dhe racizmit të nisura pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Në disa qytete protestuesit vijojnë të injorojnë shtetrrethimin ndërsa në qytetet të tjera protestat janë më paqësore.
Rasti Floyd duket se ka vënë përballë Presidentin Trump dhe kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden
“Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë ose fesë. Ata duhet të marrin një trajtim të drejtë nga zbatimi i ligjit. Duhet ta marrin patjetër. Të gjithë pamë se çfarë ndodhi javën e kaluar. Ne nuk mund ta lejojmë që të ndodhë. Shpresojmë që George (Floyd) po sheh tani nga lart dhe po thotë se ajo ç’ka po ndodh në vendin tonë është e mrekullueshme. Është një ditë e shkëlqyer për të, por për të gjithë”, tha Trump.
Një deklaratë të tillë Joe Biden e cilësoi përçmuese.
Fjalët e fundit të George Floyd. Nuk mund të marr frymë, kanë marrë jehonë në të gjithë kombin dhe në mbarë botën. Që presidenti të përpiqet të vendosë fjalë te tjera në gojën e George Floyd, sinqerisht mendoj se është përçmuese”, tha Biden.
Rasti Floyd në SHBA duket se shërbeu për të kërkuar më shumë të drejta civile dhe reforma në sistemin e drejtësisë penale të Amerikës. shtrirja e protestave nisi të zbehet pasi prokurorët në Minneapolis shtuan akuzat ndaj 4 policëve të përfshirë në vrasjen e 46-vjeçarit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk