Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi si e përfshirë në skema abuzimi.
Manja pasi dha detaje nga skema e korrupsionit të zbardhur nga hetimi disa mujor nga njësia Antikorrupsion, u shpreh se tani është koha e SPAK që të kryejë hetime.
“Abuzime në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Hetimi disa mujor nga Njësia Anti-Korrupsion. Kallëzimin do e depozitoj në SPAK. Tani e ka SPAK në dorë të thellohet. Ish-pronarët të dëmtuar në këtë skemë abuzimi. Në skemën e kompensimit financiar ka dyshime për abuzime dhe korrupsion, duke nisur nga niveli drejtues”, u shpreh Manja në një konferencë për mediat.
Ministri tha se në këtë hetim janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë.
“Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës”, tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik