Thirrja e psikiatres: Policët të kontrollojnë rregullisht shëndetin mendor
Psikiatrja Irena Thoma tha për “SOT” në Euronews Albania se doza e mjekimit që ka përdorur Ledian Zaimi, polici që vra të hënën kolegun e tij, ishte minimale.
Ajo sqaroi se ato lloj ilaçesh përdoren për probleme osikotike dhe çrregullime të gjumit.
Psikoedukimi ishte thirrja e Thomës. Ajo theksoi se duhet të kuptojmë shkaqet e problemeve dhe të kujdesemi për shëndetin mendor, para se të agravojë.
Konkretisht psikiatrja apeloi që efektivët të bëjnë kontrolle periodike të shëndetit mendor, pasi stresi dhe ngarkesa e tyre në punë duhet balancuar me vizita te mjekët specialistë.
“Është pikërisht stigma ose diskriminimi që i bën njerëzit të hezitojnë,” – tha Thoma, ndërsa theksoi se është pikërisht ky fenomen që i pengon njerëzit të marrin vendimet e duhura sa i takon kontrollit të shëndetit mendor, njësoj si kontrollit të shëndetit fizik.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar