Berisha dhe Alibeaj zhvillojnë mbledhje paralele në selinë e PD
Edhe pse pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, deputetët demokratë mbeten të përçarë dhe mbajnë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara.
Aktualisht, në selinë blu po zhvillohen dy mbledhje paralele. Berisha ka thirrur një grup deputetësh ashtu sikurse edhe Enkelejd Alibeaj.
Që prej orës 10:30, Alibeaj po zhvillon një mbledhje me 21 deputetë të Grupit Parlamentar, ku po diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Kreut të Shtetit.
Mësohet se Alibeaj do t’u komunikojë deputetëve prishjen e marrëveshjes me mazhorancës dhe në fund të mbledhjes pritet të ketë një qëndrim zyrtar.
Pak ditë më parë, Alibeaj u shpreh se procesi është kthyer në farsë. Ai akuzoi socialistët për shkelje të marrëveshjes së arritur disa javë më parë.
Në total, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i përbërë nga 47 deputetë.
Deputetët e pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj janë:
1) Emilia Koliqi
2) Flamur Hoxha
3) Zheni Gjergji
4) Kreshnik Collaku
5) Kastriot Piroli
6) Merita Bakiu
7) Sajmir Korreshi
8) Eralda Tase Bane
9) Selaudin Jakupllari
10) Jorida Tabaku
11) Lefter Geshtenja
12) Ferdinand Xhaferraj
13) Arbi Agalliu
14) Gazmend Bardhi
15) Enkelejd Alibeaj
16) Dhurata Çupi
17) Andia Ulliri
18) Bledion Nallbati
19) Orjola Pampuri
20) Dashnor Sula
21) Ilda Dhori
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet