550 mijë euro për përgjime, shpallet kompania fituese
Rreth 550 mijë euro do të harxhojë prokuroria e përgjithshme për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit për tre vitet e ardhshme.
Fitues i këtij tenderi është kompania italiane ‘IPS spa Italia’, por detajet e kontratës me kompaninë private nuk janë e publikuar
Kjo është vetëm një pjesë e parave që shqiptarët do harxhojnë për përgjimet e prokurorëve.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka një zyrë të vetëm përgjimesh dhe tenderi për mirëmbajtjen e saj bëhet nga vetë ajo.
Gjatë vitit 2021 sipas të dhënave zyrtarë prokuroria e përgjithshme përgjoi rreth 2200 persona të cilët kanë qenë të përfshirë në krime apo për të tjerë të cilët ka pasur dyshime.
Ndërsa SPAK për llogari të tij ka përgjuar 1500 persona.
Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues.
Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale. 850 të tjerë janë vënë nën përgjim pas dyshimeve për korrupsion
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës