Mbretëria e Bashkuar nis hetimin e dytë mbi praktikat e reklamave të Google
Mbretëria e Bashkuar ka nisur një hetim të dytë për të përcaktuar nëse praktikat e reklamave të Google kufizojnë konkurrencën duke favorizuar shërbimet e veta në mënyrë të paligjshme.
Vitin e kaluar, vendi isullor prezantoi një regjim të ri konkurrence që pengon Google dhe Facebook të përdorin dominimin e tyre në treg për të favorizuar shërbimet e tyre ndaj atyre të kompanive të tjera shumë më të vogla, raporton Euronews.
Ky legjislacion i ri lejon Autoritetin e Konkurrencës dhe Tregut (CMA) të pezullojë, bllokojë dhe anulojë vendimet e marra nga kompanitë e teknologjisë të cilat nuk respektojnë rregulloren, madje të vendosë gjoba.
Hetimi i nisur të enjten nga rregullatori britanik i konkurrencës, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut do të shqyrtojë praktikat e reklamave të Google për grupin e teknologjisë së reklamave, i njohur gjithashtu si ndërmjetësimi i teknologjisë së reklamave.
Mretëria e Bashkuar dyshon se Google mund të ketë përdorur pozicionin e tij në teknologjinë e reklamave për të favorizuar shërbimet e veta mbi ato të rivalëve.
Nuk është hera e parë këtë vit që Google përballet me rregullatorin britanik të konkurencës, e cila nisi një hetim të dyfishtë me Komisionin Europian në mars për të hetuar marrëveshjen e brendshme të kompanisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik