Greqia letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin në ishujt e Egjeut
Greqia i dërgoi një letër kreut të Kombeve të Bashkuara duke pretenduar se Turqia po sfidon sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje dhe po ndjek një politikë armiqësore që po destabilizon rajonin.
“Greqia i bën thirrje Turqisë që të angazhohet për zgjidhjen paqësore të kësaj mosmarrëveshjeje”, thuhet në letrën e përgatitur nga Ministria e Jashtme greke.
Gjatë vizitës në Jeruzalem një ditë më parë, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u shpreh se Greqia duhet të tërheqë ushtrinë e saj nga ishujt e Egjeut ose Turqia do të marrë masa duke shtuar se Ankaraja është e përgatitur të sfidojë sovranitetin e tyre.
Të dyja shtetet kanë pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.
LEXONI GJITHASHTU
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 14:37 Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh
- 14:19 Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
- 14:08 Dardan Molliqaj voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin masivisht në votime
- 13:57 Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve
- 13:52 Gjykata e Korçës vendos në Spitalin e Traumës masën e sigurisë për Violand Braçellarin
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh