Zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi: Duan t’ia japin mandatin partisë së Daçiç

27 Maj 2022 | 13:37

Sot përsëriten zgjedhjet në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku do të vendoset fati për një deputet të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar këtë vend në parlamentin e Serbisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kamberi u shpreh se ripërsëritja e zgjedhjeve po kryhet për t’ia dhënë mandatin partisë së kryeparlamentarit Ivica Daçiç dhe për të lënë shqiptarët pa përfaqësues.

“Me zgjedhjet e fundit, me përsëritjen e zgjedhjeve, me arritjen e 670 votave që i morëm në këtë njësi, ne e morëm mandatin që duhet ta kishte marrë Partia Socialiste e kryeparlamentarit Ivica Daçiç. Prandaj, e gjithë kjo po bëhet duke përdorur dhe politizuar Gjykatën Administrative për të lodhur votuesit shqiptarë, për të rikthyer në rivotim dhe për të tentuar që këtë mandat t’ia japin partisë së Daçiçit dhe për të lënë shqiptarët pas asnjë mandat”, tha Kamberi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026