Mësuesi është kthyer në një profesion të rëndomtë, pretendon eksperti
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti u shpreh për “SOT” në Euronews Albania se mësuesi në Shqipëri është kthyer në një profesion të rëndomtë.
Ai konsideroi se mësuesit kanë paga të ulëta dhe nuk shpërblehen mjaftueshëm për punën që bëjnë.
Sipas ekspertit është e vështirë që studentët të zgjedhin mësuesinë sepse do ju duhet të studiojnë 3 vite plus 2 vite master plus 1 vit stazh dhe vendin e punës nuk e kanë të sigurt.
Ndër të tjera Mehmeti tha se shteti nuk mund të vendosë mesataren për pranimin në universitet sepse liria akademike është e mbrojtur me Kushtetutë.
“Nëse Universiteti është autonom, vendos ai, ç’punë ke ti?” – ishte pyetja që ngriti eksperti i arsimit.
Ai theksoi se Ministria e Arsimit ka për detyrë rolin e rregullatorit dhe zbatimin e atyre që vendos Universiteti.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)