Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri
Në Kryesinë e Kuvendit nuk është dorëzuar asnjë emër kandidatit për t’u zgjedhur President as në raundin e tretë.
Në tre raundet e para që tani konsiderohen të djegura, Presidenti zgjidhet me 84 vota.
Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjesht prej 71 vota për zgjedhjen e tij.
Si mazhoranca edhe opozita deri tani nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat.
Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh.
Gjatë 32 vite pluralizëm politik, Shqipëria ka zgjedhur vetëm në një rast një president konsensual.
Në vitin 2002, me marrëveshje Nano-Berisha, Alfred Moisiu u zgjodh President me 97 vota.
Deri para ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2008, përcaktohej se kreu i shtetit zgjidhej vetëm me shumicë të cilësuar (84 vota).
Tashmë, çdo shumicë qeverisëse mund të zgjedhë lehtësish presidentin pasi i mjaftojnë aq vota sa kalon ligjet më të zakonshme në Parlament.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë