Forcat ruse avancojnë në Donbas, në Kiev nis rindërtimi
Rusia vazhdon të avancojë me artileri të rëndë drejt rajonit të Donbas. Presidenti ukrainas bën thirrje se duhen më shumë armë për të kundër reaguar, por lufta e forcave ruse në disa qytete po e bën edhe më të vështirë fitoren.
Zelensky shprehet se marrja e qytetit Severdonetsk është një pikë kthese për armikun dhe se atyre nuk u intereson sesa persona mund të humbasin jetën.
Presidenti vizitoi frontin e betejës në Kharkiv ku bëri me dije se kreu i sigurisë së qytetit do të shkarkohet dhe hetohet.
“Erdha dhe konfirmova, shkarkova kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës të rajonit për faktin se që në ditët e para të luftës ai nuk punoi në mbrojtjen e qytetit por mendoi vetëm për veten e tij. Për cilat motive?” – u shpreh Zelensky.
Në rajonin e Kievit, ajo që nevojitet tani është rindërtimi i shtëpive të më shumë se dy milionë njerëzve që jetonin atje. Gjysma e tyre besohet se janë zhvendosur nga bombardimet. Më shumë se një e treta e fondeve të rindërtimit, rreth 32 milionë euro, të planifikuara nga qeveria e Kievit do të shkojnë në këtë rajon.
Të evakuuarit nga lindja vazhdojnë të mbërrijnë në rajonet që tani janë të sigurta përkohësisht nga bombardimet . Mjekët pa kufij ndihmojnë duke krijuar edhe qendra të përkohshme mjekësore .
Që nga 31 marsi, ata kanë ndihmuar në evakuimin e 600 personave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar