Kandidimi i Mirakës, Berisha: Qëndrimi i mazhorancës, diskriminues

30 Maj 2022 | 13:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson qëndrimin e mazhorancës si diskriminues për kandidaturën e Simon Mirakës si anëtar të Autoritet të Informimit mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha tha se disktriminimi që socialistët i bëjnë maxhoranës është i pakufijshëm.

“Me një akt të shëmtuar sot është refuzuar Simon Miraka, njëri nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Në një kombinim individë që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. A e dini ju sot se 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria”, u shpreh Berisha.

Sipas tij edhe në zonat minoritare nuk ka investime. Kryedemokrati tha se është ndjekur politika e shpërfilljes totale.

Me shumicë votash, kandidatët që do t’i kalojnë Kuvendit për votim si anëtar të Autoritet të Informimit mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, janë : Altin Hoxha, Simon Miraka, Gentian Sula, Albert Nikolla.

Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e kësaj të enjteje duke shpërndarë deklaratën e avokatit Dorian Matlija, i cili sqaroi se distancohet nga disa forma përfaqësimi...
22:39 | 02/07/2026

Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht, pasi në urgjencat e spitaleve...
22:13 | 02/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026