‘Përbindëshi’ amerikan në Durrës, anija luftarake me vlerë 2 mld dollarë

30 Maj 2022 | 15:48

Një anije amerikane po lundron në ujërat shqiptare ditët e fundit. Bëhet fjalë për distrojerin ‘Jason Dunham’, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të ushtrisë amerikane.

Ajo ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë dhe po qëndron në Durrës në kuadër të 100-vjetorit të bashkëpunimit Shqipëri-Amerikë.

‘Jason Dunham’ është e gjatë 158 metra dhe peshon 9300 tonë. Emri i saj i përket një kapiteni të rënë në luftë në Irak dhe ka dalë në det në vitin 2010. Ekuipazhi i anijes përbëhet nga rreth 340 persona.

Në bord ajo mban edhe dy helikopterë ‘sea hawk’ dhe gomone operacionale.

“Qëllimi ynë është të tregojmë devotshmërinë për NATO-n dhe mbrojtjen kolektive. Ky mision nuk ka ndryshuar aspak, me gjithë shpërthimin e krizës në Ukrainë. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët në rajon për të demonstruar përkushtimin tonë për aleancën veriatlantike. Në gjithë stërvitjet ku marrim pjesë, kanë qenë të planifikuara kohe më parë pushtimit dhe agresionit rus në Ukraine”, tregon komandanti i anijes, Michael Kiser.

‘Jason Dunham’ apo 109-ta, është një anije luftarake e dedikuar për mbrojtje ajrore, ndër to dhe raketar ‘torpedo’.

“Në qendër është një sistem raketor i projektuar për të lëshuar predha të komanduara. Ka të instaluar edhe radar spiun 3 D. Ndërsa këtu shikoni sistemin tjetër të lëshimit, i aftë të lëshojë disa raketa njëkohësisht”, thotë Rob Keller, kapiten.

Komandanti Kiser dhe Kapiteni Keller pranuan flamurin shqiptar si dhuratë nga grupi i gazetarëve shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026