62 zyrtarë u paditën nga KLSH për abuzime me detyrën në shtet

31 Maj 2022 | 13:23

44 drejtues dhe 18 specialistë, punonjës në administratën shtetërore janë kallëzuar në Prokurori vitin e kaluar. Kallëzimet penale për 62 individë janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet me detyrën, por Prokuroria ende është në proces veprimi.

“Kallëzimet janë mbështetur në prova të plota dhe jo në dyshime. Prokuroria po kryen të gjitha veprimet. Jam i bindur se në vijimësi rezultatet do të jenë konkrete”, thotë Arben Shehu, kryetar i kontrollit të lartë të shtetit

Përveç padive, KLSH ka dhënë mbi 4200 rekomandime për përmirësimin e punës dhe menaxhimin e financave në institucione, por një pjesë e tyre janë shpërfillur.

“Ka një shifër të konvertuar në 6% të rekomandimeve të pazbatuara”, tregon Shehu.

Institucionet shtetërore shkaktuan 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021, nga të cilat 458 milionë janë të ardhura të munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit dhe pjesa tjetër dëm i drejtpërdrejtë monetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026