Ambasadori italian: Do të mbështesim Kosovën në integrimet euroatlantike
“Italia do të vazhdojë të mbetet aleati kryesor për të mbështetur Kosovën në integrimin në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.”
Kështu deklaroi këtë të enjte ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu në pritjen e organizuar për nder të ditës kombëtare të Italisë.
“Si një partner kyç i BE-së dhe NATO-KFOR-it, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë fazë vendimtare, duke mbështetur integrimin e saj në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.
Diplomati nënvizoi se Italia është partneri i pestë i Kosovës në tregti dhe i dyti në mesin e vendeve të Bashkimi Evropian. Megjithatë, sipas tij ka ende hapësira për të rritur shkëmbimin tregtar.
“Nëse nga ana tregtare, Italia është partneri i 5-të kryesor ekonomik i Kosovës, dhe i dyti në mesin e vendeve të BE-së pas Gjermanisë, ka ende hapësirë për të zgjeruar praninë e kompanive italiane në Kosovë në disa fusha siç janë: energjia e gjelbër, start-up-et inovative, agro-ushqimi, mallrat e konsumit dhe dizajni”, tha De Riu.
LEXONI GJITHASHTU
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren