Përplasja Meta-Dvorani, EURALIUS dhe OPDAT: Japim asistencë, jo opinione
Ekspertët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar të japin opinionin e tyre lidhur me konfliktin mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Më 5 maj Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i ishte drejtuar misionit evropian të asistencës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, njohur ndryshe si EURALIUS dhe përfaqësuesve Departamentit Amerikan të Drejtësisë (OPDAT) për të ndihmuar në sqarimin e përplasjes Meta-Dvorani.
Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina, tregoi se qëndrimi i tyre pritej pasi EURALIUS dhe OPDAT e konsideron atë një çështje personale dhe joparimore duke ia lënë tërësisht në dorë KLGJ-së vendimmarrjen për kërkesën e Metës për t’i ndërprerë mandatin si kryetar i KED-së Dvoranit.
Presidenti e ka arsyetuar kërkesën pasi me emërimin e 3 anëtarëve të ri në Gjykatën e Lartë, Dvorani duhet të lirojë postin e kryetarit të KED-së, pasi atij i ka përfunduar mandati i anëtarit të kësaj gjykate që në vitin 2014-të.
Dvorani pretendon mbajtjen e postit të tij teksa kjo çështje konsiderohet mjaft madhore pasi KED-ja ka në dorë renditjen e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese.
Në të shkuarën Meta e ka kallëzuar për shpërdorim detyre Dvoranin pasi ky i fundit, sipas Presidentit shkaktoi përplasjen me Kuvendin në emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus