Komunitetet fetare pas raportit të DASH: Janë kthyer më pak se 30% e pronave
Pesë komunitetet fetare që kanë marrëveshje me qeverinë kanë probleme të mbartura për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, sipas raportit të DASH për lirinë fetare.
Vetë komunitetet fetare në Shqipëri konfirmojnë se iu është kthyer më pak se 30% e pronave.
“70% e pronave nuk janë marrë akoma në konsideratë”, u shpreh Dorian Dementja, drejtor i Kulturës në Komunitetin Mysliman.
Thoma Çomëni, teolog, tha në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se vlera e pronave të kishës nuk është vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
“Pronat e kishës ortodokse të Shqipërisë kanë një vlerë ekonomike, por shpirtërore. Populli merrte vendimin nga shkaqe të ndryshme për të ndërtuar një objekt kulti, në ndërtimin, e rëndësishme ishte si do ta mbështesnin edhe ekonomikisht për ta mirëmbajtur”, u shpreh Çomëni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta