“Kush pengoi ardhjen e Lavrov, s’do paqe”, reagimi i ministrit serb

6 Qershor 2022 | 12:36

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës së diplomatit rus, Sergei Lavrov në Beograd.

Sipas Vulin, shtetet që penguan ardhjen e Lavrov në kryeqytetin e Serbisë nuk duan paqe dhe ëndërrojnë humbjen e Rusisë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, shkruan Tanjug.

“Më vjen shumë keq për vizitën e një miku të madh dhe të dëshmuar të Serbisë, Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov. Një botë ku diplomatët nuk mund të kërkojnë paqe është një botë ku nuk ka paqe. Ata që penguan ardhjen e Sergei Lavrov nuk duan paqe, ata ëndërrojnë humbjen e Rusisë”, tha Vulin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u detyrua të anulojë vizitën e tij në Serbi, pasi 3 shtete ballkanike mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria, ishin tre shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për avionin e diplomatit rus.

Anulimi i vizitës së Lavrov, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë. Ishte planifikuar që diplomati rus të mbërrinte këtë të hënë në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026