Situata në Ishullin e Sazanit plotësisht nën kontroll, thotë Prefekti i Vlorës

7 Qershor 2022 | 12:21

Situata e zjarreve në Ishullin e Sazanit është vënë plotësisht nën kontroll dhe po shkohet drejt eliminimit të të gjitha vatrave.

Kështu u shpreh prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania.

Gjatë gjithë paradites mbi Ishullin e Sazanit ka fluturuar një avion i zjarrfikësve, i ardhur nga Greqia, duke hedhur ujë mbi flakët.

Mamaj tha se ky avion ishte i posaçëm për tokën dhe bimësinë e ishullit.

“Kemi preferuar ta mbajmë zonën nën kontroll duke izoluar vatrën e zjarrit”, tha ai.

Mamaj tha se ndërhyrja me avion u bë në momentin e duhur, pasi për shkak të natyrës së ishullit nuk mund të ndërhyhej me helikopter, mjet që Shqipëria e disponon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026