Zelenski i lumtur për vijimin e mandatit të Johnson

7 Qershor 2022 | 23:00

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën se ishte “shumë i lumtur” që kryeministri britanik Boris Johnson do të vijojë mandatin e tij pavarësisht se u kërkua shkarkimi pas skandalit me festat në kohën e pandemisë.

Zelenski e cilësoi kryeministrin britanik “një mik të vërtetë të Ukrainës”.

“Më vjen mirë që nuk kemi humbur një aleat shumë të rëndësishëm”, tha Zelenski për Financial Times në një intervistë. “Ky është një lajm i madh.”

“Nuk mund të komentoj për situatën e brendshme. Nuk i di të gjitha detajet. Prandaj i kërkoj falje zotit Johnson për këtë. Mendoj se ai është shumë më i informuar për detajet sesa unë.”

Por “Boris është shumë konkret në mbështetjen e Ukrainës”, tha presdienti ukrainas.

Johnson u takua me Zelenskin në Kiev në prill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024