Protestat kundër racizmit ngrenë polemika për statujat kolonialiste
Protestat anti-racizëm që po ndodhin në mbarë botën kanë ringjallur thirrjet për rrëzimin e monumenteve publike që konsiderohen fyese. Nga heqja e statujave të tregtarëve të skllevërve dhe udhëheqësve të epokës koloniale në Britani dhe kudo në Evropë ekziston frika se pjesë të historisë do të kalojnë nën rrogozë.
“Është hera e parë në historinë e skllavërisë që komuniteti i bardhë, sistemi i bardhë, është jashtëzakonisht bashkëpunues. Nuk e kemi pasur kurrë një bashkëpunim të tillë për racizmin, për ta hequr qafe atë. Ndaj mendoj se gjëja tjetër që duhet të rrëzojmë është pikërisht racizmi”, komenton Geoff Palmer, historian pranë Universitetit të Edinburgut.
Debati po përçan opinionin publik në kontinentin e vjetër.
“Shkatërrimi i së kaluarës nuk është një gjë e mirë. Mendoj se ka diçka të veçantë në kërkesën për heqjen apo shkatërrimin e statujave të njerëzve që kanë vdekur shekuj më parë. Mua më duket një diversion nga gjëra më të rëndësishme”, thotë Peter Hitchens, gazetar dhe shkrimtar.
Në Britani, një statujë u rrëzua dhe u hodh në lumë, një tjetre iu vu zjarri, ndërsa të tjera u mbuluan nga shkrime në formë grafiti.
“Mendoj se duhet të bëjmë kujdes me çështje të tilla, të mos marrim si shembull vetëm një individ, sepse e gjithë mbretëria, të gjitha universitetet, qytetet dhe industritë e Britanisë u ngritën me materiale dhe pasuri të marra në pjesë të tjera të botës”, shprehet Peter Frankopan, historian pranë Universitetit të Oksfordit.
Në Belgjikë, debati është fokusuar në figurën e mbretit Leopold II, statujat e të cilit ndodhen në disa qytete të vendit. Për aktivistët, ato janë simbol i së kaluarës kolonialiste. Në Antverp, një statujë u hoq pasi u dëmtua nga protestuesit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme