Escobar: Ballkani i Hapur të ngelet projekt ekonomik, jo politik
SHBA-të e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, tha Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar gjatë samitit të Open Balkan, të mërkurën.
Escobar tha se ky projekt është ekonomik, jo politik, dhe i tillë duhet të mbetet.
Ai tha se kjo iniciativë duhet t’i përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë.
Escobar bëri disa rekomandime për mbarëvajtjen e kësaj nisme, ndërsa tha se vendet do të kenë mbështetjen e SHBA-së.
“Ka shumë mundësi për integrime, liderët të kërkojnë mënyra për iniciativa të reja. Duhet të ketë plan për zhvillim institucional, përparësi është rritja ekonomike, kushte për investitorët, përkrahje për qeveritë, zhvillimi i institucioneve që mundohen të shmangin pagesën e tatimeve. Liderët të bashkëpunojnë me interes për tregun e përbashkët. Nuk është projekt politik, por projekt ekonomik. E rëndësishme është të ngelet ekonomik. Mund të mbështeteni tek ne. Do ju ndihmojmë për kalimin kufitar me teknologjitë më të larta dhe mbështetje për luftën me pastrimin e parave”, u shpreh Escobar.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme