RENEA kontrolle të befasishme në Elbasan e Peqin
Forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle në Elbasan dhe Peqin paraditen e së enjtes.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” nga ku u arrestua Nuredin Dumani dhe disa të tjerë.
14 persona të shpallur në kërkim pritet të arrestohen nga ky operacion. Mes tyre është dhe një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela.
Gjatë operacionit “Golden Bullet” (Plumbi i Artë), të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit u goditën 8 grupevkriminale në vend më 19 maj.
Policia e Shtetit arriti të ekzekutonte vetëm 18 urdhra arresti, nga këta 9 ishin persona të cilët gjenden aktualisht në burg.
AMP po heton nëse ka pasur dekonspirim gjatë operacionit për arrestimin e 32 personave, mes të cilëve dhe një punonjës policie.
Hetimet e SPAK erdhën mbi dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka treguar krime të rënda të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.
Të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut